Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Gjermanët një hap përpara tjerëve, bateritë e tyre mund të përshkojnë një distancë prej 2 mijë kilometrash

Zhurnal Ads

Revolucionet e baterive po zhvillohen rregullisht nga laboratorët kërkimor.

Zakonisht ekziston vështirësia për të vënë në praktikë gjetjet shkencore dhe për të prodhuar një zhvillim të vogël në shkallë industriale. Një lloj i ri i teknologjisë thuhet se tashmë e ka lënë pas këtë pengesë, transmeton Telegrafi.

Në një projekt të përbashkët kërkimor midis Instituteve gjermane Fraunhofer dhe institutit shtetëror holandez të kërkimit organizata holandeze (TNO), u zhvillua një teknologji baterie që premton një rritje të jashtëzakonshme në gamën për makinat elektronike.

Për të qenë në gjendje të realizojmë bateri të tilla, tashmë është themeluar një kompani – SALD BV për prodhimin në masë industriale. Me procesin e patentuar të quajtur Depozitimi i Shtresës Atomike Hapësinore (SALD), bateritë që prodhohen mund premtojnë një diapazon deri në 2,000 kilometra për makinat elektronike dhe gjithashtu mund të karikohen shumë më shpejt se bateritë konvencionale.

“Bateritë SALD jo vetëm që ofrojnë tre herë më shumë distancë për makinat elektronike sesa qelizat e baterive të sotme, por gjithashtu mund të karikohen pesë herë më shpejt”, thotë SALD BV.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Top M8-shi i BMW-së mund të arrijë më 2022

admin

Porsche publikon dizajnët që s’ia dolën të prodhohen

S.B.

Mercedes me veturë ‘ekstreme’ për terrene të vështira

admin

Çfarë ndodh me rrotën nëse vozisni me frerin e dorës ngritur lartë?

admin

Mercedes-AMG GT Coupe 2021 debuton me më shumë fuqi dhe me një çmim kolosal

admin

“Shpërthen” pasuria e shefit të Teslas

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...