Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermani, dy të tretat e qytetarëve të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve gjermanë janë të pakënaqur me mënyrën se si qeveria po shpjegon dhe justifikon kufizimet aktuale mbi koronavirusin, sipas sondazhit të fundit të ”Dimap” për transmetuesin televiziv, ARD.

Numri i njerëzve që kritikojnë shpjegimin e rregullave u ul pak në sondazhin e majit krahasuar me prillin.

Në përgjithësi, 65% e qytetarëve me të drejtë vote janë të pakënaqur me mënyrën e komunikimit të masave, me 7 pikë përqindje më pak se në prill.

Rreth 32% e të anketuarve janë të kënaqur me mënyrën e komunikimit të rregullave, 5 pikë përqindje më shumë se në prill.

Vlerësimi i fushatës së vaksinimit Covid-19 gjithashtu ishte më pozitiv në maj, me 36% që e konsideroi atë pozitiv, krahasuar me 16% në prill.

Rreth 62% janë të pakënaqur me menaxhimin e vaksinimit, 21 pikë përqindje më pak se në prill.

Vlerësimi i fushatës së vaksinimit varet shumë nga mosha, me rreth gjysmën e njerëzve mbi 65 vjeç që japin një vlerësim pozitiv./atsh

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...