Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermani, gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Zhurnal Ads

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se planifikojnë të neutralizojnë bombën, që është gjetur në rrethin Lindenthal

Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se planifikojnë të neutralizojnë bombën, që është gjetur në rrethin Lindenthal.

Pas gjetjes së bombës do të evakuohen 1.100 njerëz që jetojnë aty afër.

Në mesin e vendeve për evakuim është edhe Klinika e lindjes në Këln, Klinika stomatologjike dhe ortopedike Weyertal, ku në kurim gjenden 150 pacientë.

Gjatë evakuimit autoritete do t’u përmbahen edhe masave të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime. Ekspertët po i heqin këto bomba në mënyrë të kontrolluar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tokio përgatitet për betejën me COVID-19 përderisa rastet arrijnë kulmin

S.B.

Banka Botërore ndan 12 miliardë dollarë për vaksina për vendet në zhvillim

admin

Për herë të parë që nga zjarri, koncerti i Krishtlindjes në katedralen Notre-Dame

S.B.

Kamionët me vaksina anti-Covid nisen drejt Britanisë

S.B.

Migrantët zhvendosen nga kampi Lipa i Bosnjës

T E

SHBA publikon studimin mbi sëmundjen misterioze në ambasadat amerikane

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...