Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania i vlerson të rrëzikshme idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Tema të rrezikshme dhe aspak realiste i konsideron ministri i Jashtëm gjerman idetë për zgjidhjen e çështjes së rajonit përmes kufijve të rinj. Shefi i diplomacisë gjermane ka qëndruar të enjten në Kosovë ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Thotë se e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa si pengesë kryesore për zhvillimin e Kosovës në rrugën euroatlantike sheh dialogun me Serbinë, për të cilin thotë se duhet të ketë kompromise, ndërsa njohja nga Serbia do të jetë një nga elementet e zgjidhjes.

“Dua të nënvizoj qartë që çështjet që janë shprehur se çështjet mund të zgjidhen me vizatime me vija në harta, i konsiderojmë jo vetëm jorealiste, por edhe të rrezikshme. E konsiderojmë të rrezikshëm edhe diskutimin për këtë. Jam i lumtur që kjo të futet shpejt në sirtar e të jetë pjesë e një dosjeje të kaluar”.

Presidentja Osmani thotë se prioritet i Kosovës është menaxhimi i pandemisë dhe sundimi i ligjit fillimisht ndërsa për vazhdimin e dialogut thotë se Kosova do të hyjë në këtë proces me parime të qarta.

“Do të zhvillojmë një dialog me parime të qarta ku Kosova nuk pranon të hyjë në aventura të rrezikshme qoftë me ndryshim kufijsh apo në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”.

Ministri gjerman më pas ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe ministren e Jashtme Donika Gervalla. Ai ka premtuar se së shpejti do të shtohen dozat e vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa ka thënë se Gjermania përkrahë Kosovën në luftën ndaj Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. Ai të premten do të qëndroj në Beograd.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...