Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermani, rënie drastike e turizmit nën peshën e pandemisë

Industria e turizmit në Gjermani pati një vit krize në 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, me një rënie prej 39% krahasuar me vitin e kaluar, tha sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

“Numri i netë-qëndrimeve ra në 302,3 milionë”, njoftoi agjencia qeveritare.

Në dhjetor, netë-qëndrimet ranë me 78,4% krahasuar me të njëjtin muaj në 2019 për të arritur 6,7 milionë.

Gjermania aktualisht është nën një bllokim disa mujor, e dyta prej të cilave ndikon në turizmin në vend, që nga goditja e pandemisë në mars.

Një lehtësim i shumë kufizimeve gjatë periudhës së verës nuk ishte i mjaftueshëm për të kompensuar biznesin e humbur.

Festivale të panumërta janë anuluar për shkak të krizës dhe kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar kanë parandaluar që shumë turistë të huaj të vizitojnë vendin./atsh

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...