Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermani: Samiti i integrimit nën shenjën e Covid-19

“Ata punojnë shpesh në degë të ekonomisë, të cilave u duhet të luftojnë më shumë me pasojat ekonomike të pandemisë, si tregtia, logjistika apo hoteleria”, u shpreh e ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin para fillimit të samitit të 12-të të integrimit të hënën (19.10.). “Në të njëjtën kohë janë pezulluar shumë oferta integrimi apo ato mund të gjenden vetëm të kufizuara.”

Gratë në fokus

Widmann-Mauz kujtoi ofensivën digjitale, që është parashikuar në Planin Kombëtar të Aksionit për Integrim, i cili synon të mbështesë sidomos gratë përmes kurseve digjitale të integrimit, mësimit të gjuhës gjermane dhe konsultimit në rrjetet sociale në futjen në jetën e punë dhe integrimit në tregun e punës. Këtu bën pjesë edhe menaxhimi individual i integrimit në komuna. “Ne nuk duhet të humbasim kohë për integrimin, megjithë Coronën”, tha ajo.

Këtë të hënë kancelarja Merkel konsultohet me rreth 40 shoqata migrantësh për efektet e pandemisë tek integrimi i migrantëve në Gjermani. Pjesëmarrësit “do të diskutojnë për mundësitë e forcimit të integrimiz edhe në kohë të Coronës, sepse shumë vetë me sfond imigrimi janë të prekur rëndë”, bëri të ditur zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz.

Zbatimi i Planit të Aksionit

Në samitin e integrimit do duhet të bëhet fjalë edhe për zbatimin e Planit të Aksionit për Integrimin, veçanërisht për fazën e parë të integrimit të migrantëve dhe atë të integrimit të mëvonshëm. Në grupe të posaçme pune do duhet të diskutohen masa konkrete për integrimin.

Të ftuar në samitin digjital janë 130 përfaqësues nga federate, landet, komunat dhe shoqqëria e civile e shoqatat e migrantëve. Samiti i parë i integrimit në Gjermani u zhvillua në vitin 2006, pas një debati në Gjermani për dhunën në shkolla. DW/

Postime të ngjashme

Holanda njeh gjenocidin e Perandorisë Osmane ndaj armenëve, reagon Turqia

S.B.

Bruksel, Samit BE-NATO për sigurinë

S.B.

SHBA kryesoi shpenzimet globale të mbrojtjes për vitin 2020

S.B.

Probleme me motorin, një tjetër avion Boeing 777 bën ulje të detyruar

S.B.

Sulmohet burgu në Haiti, 8 viktima, mes tyre drejtori i burgut

S.B.

“Princi i Kurorës Saudite, i përfshirë në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...