Bota

Gjermani, shënohen mbi 250 viktima të COVID-19 për një ditë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 902.528, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 254 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Postime të ngjashme

Macron kërkon rishqyrtimin e rregullave të Shengenit

H S

Për herë të parë në 100 vjet ekzistencë, gazeta amerikane ia kthen shpinën republikanëve: Votojeni Bidenin para Trumpit

admin

Arabia Saudite lejon pjesërisht Umren për personat nga jashtë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...