Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania: Asnjë tolerim tubimeve antisemite

Pasi disa qytete gjermane dëshmuan episode të demonstratave anti Izraelit në vazhdën e ringjalljes së konfliktit midis Izraelit dhe Gazës, qeveria dënoi me forcë protestat antisemite dhe u zotua të rrisë mbrojtjen për institucionet hebreje.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert theksoi se ”demonstrata paqësore kundër politikës Izraelite lejohen në Gjermani, por kushdo që përdor protesta të tilla për të nxitur urrejtjen e tyre ndaj hebrenjve po abuzon me të drejtën për të protestuar dhe demonstratat antisemite nuk do të tolerohen nga demokracia jonë”, raporton ATSh.

”Ata që protestojnë para një sinagoge dhe dëmtojnë simbolet hebraike nuk kritikojnë një shtet, por tregojnë agresion dhe urrejtje kundër një feje dhe atyre që i përkasin asaj”, theksoi Seibert.

Ditët e fundit, policia ka ndërhyrë në demonstrata anti-Izraelite dhe ka forcuar praninë e saj në sinagogat në të gjithë vendin pas disa rasteve të vandalizmit dhe djegies së flamujve izraelitë.

Seibert tha se autoritetet po punojnë shumë për të ndëshkuar autorët dhe për të mbrojtur institucionet hebreje.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...