Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Një donacion me vlerë nga Gjermania e dedikuar për nevojat e shërbimeve kufitare policore ka arritur sot.
Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski së bashku me ambasadoren e Gjermanisë, Anke Holshtajn, morën pjesë në pranim dorëzimin e donacionit nga Gjermania në vlerë prej 660,000 euro.
Donacioni përbëhet prej 22 veturave: 10 vetura Dacia Duster, dhe 12 vetura Ford Focus. Këto vetura do t’i drëzohen Byrosë për Siguri Publike, për nevojat e policisë kufitare.
Pajisje teknike për nevojat e policisë kufitare në vlerë prej 290.000 euro e cila përbëhet nga pajisjet për ndalesë me forcë të veturave – modeli Stinger – pajisje për kontroll modern të dokumenteve – model Regula, kamera termale, llampa me bateri, shkopinj ndriçues STOP, çizme dhe jelekë fluorescent.
Spasovski iu faleminderua Qeverisë gjermane për donacionin me vlerë, për mbështetjen e tyre dhe shpreson që bashkëpunimi të vazhdojë në përmirësimin kualitativ të kapaciteteve të MPB-së.//Zhurnal.mk

