Gjermania do të mirëpresë konferencën e paqes së Libisë

Gjermania do të mirpresë raundin e ri të bisedimeve të paqes në Libi më 23 qershor.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Nga të dhënat paraprake thuhet se kjo konferencë do të mbahet në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, Ambasadori gjerman në Libi, Oliver Owcza diskutoi mbi mbështetjen e tyre për zgjedhjet libaneze.

Të hënën e 31 majit, Shefi i Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve (HNEC), Emad Al-Din Al-Sayeh mirëpriti Ambasadorin gjerman në Libi, në selinë e HNEC-it në Tripoli. Takimi shqyrtoi zhvillimet e fundit në skenën politike dhe përgatitjet e komisionit për zgjedhjet e dhjetorit.

Sipas një konferencë për shtyp nga HNEC-i, ata diskutuan mbështetjen teknike dhe këshilluese që qeveria gjermane është në gjendje t’i sigurojë Libisë.
Të dyja palët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin për të kapërcyer pengesat që mund të hasë procesi zgjedhor. Si dhe mënyrën e arritjes së suksesit që plotëson standardet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe arritjen e niveleve më të larta të profesionalizmit.

Related posts

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

Pakistani thotë se ka vrarë 11 militantë të Shtetit Islamik

N E

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënon Gjermaninë për ajrin e ndotur

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More