Agjencia Zhurnal.mk

Gjermania drejt normalitetit

Dyqanet fillojnë të rihapin, por Merkel paralajmëron gjermanët të qëndrojnë ‘të disiplinuar dhe vigjilent’ Gjermania ka konfirmuar se ka regjistruar 1 mijë e 785 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, të cilat e rrisin në mbi 143 mijë numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Instituti i sëmundjeve infektive, Robert Koch tha po ashtu se 194 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 4 mijë e 598 numrin e viktimave nga koronavirusi në Gjermani. Shifrat e fundit paraqesin një rritje të lehtë të infektimeve të reja, pas dy ditësh rënieje. Qeveria gjermane ka thënë se koronavirusi është nën kontroll dhe ka lejuar këtë javë hapjen e disa dyqaneve të vogla. Megjithatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar që Gjermania të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur, siç ka thënë ajo, rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme. Gjermania, edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ajo ka numër më të vogël të viktimave krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën dhe Francën – secila me mbi 20,000 të vdekur. Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...