Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin

Sipas mendimit të Këshillit të Evropës, Gjermania bën shumë pak në luftë kundër mitmarrjes në Bundestag. Rekomandimet afatgjata nuk janë zbatuar si duhet.

Këshilli i Evropës deklaroi se rekomandimet e një raporti vlerësues të vitit 2014 mbi mënyrën e shmangies së ryshfetevet, mitmarrjes dhe konfliktit të interesit në pjesën më të madhe të tyre nuk janë zbatuar ende. Siç është thënë tashmë në raportet e ndërmjetme në vitin 2017 dhe 2019, përpjekjet e Gjermanisë edhe këtë vit klasifikohen si “përgjithësisht të pakënaqshme”, thotë Këshilli i Evropës.

Frankreich Europaparlament in Straßbourg

Në mënyrë të veçantë, Këshilli i Evropës kritikon, për shembull, mungesën e rregullave të qarta për mënyrën se si deputetët ndërveprojnë me lobistët. Në rast konflikti interesi për anëtarët e parlamentit, ekspertët dëshirojnë gjithashtu që të ketë një detyrim për njoftim ad hoc. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për më shumë transparencë për depozitat bankare të parlamentarëve të Bundestag dhe bashkëshortëve apo bashkëshorteve të tyre.

Regjistri për lobiistët nuk mjafton

Këshilli i Evropës e konsideron si hap të mirë krijimin e një regjistri për lobiistët që parashikon të krijojë Bundestagu. Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një transparence më të madhe, thuhet në raportin e Këshillit, sidoqoftë ajo që pritej ishte një reformë më gjithëpërfshirëse.

Në Bundestagun gjerman ka pasur kohët e fundit disa herë akuza për ryshfet dhe abuzim detyre ndaj disa deputetëve. Disa politikanë të Unionit thuhet se kanë përfituar pagesa të larta për ndërmjetësim biznesesh me maska mjekësore. Përveç tyre ka edhe dyshime për ryshfete të paguara nga Azerbajxhani, një çështje kjo e cila është mjaft e degëzuar.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...