Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania i dhuroi Kosovës 20 vetura të reja, do të shërbejnë në të gjitha pikat kufitare të vendit

Gjermania i dhuroi Kosovës 20 vetura të reja, e që do të shërbejnë në të gjitha pikat kufitare anë e kënd vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një prononcim për media tha se veturat e reja të cilat do të përdoren për patrullimet në pikat kufitare do të shërbejnë në luftimin e trafikimit të armëve, mallrave, narkotikëve dhe në luftën kundër migracionit të parregullt.

“Ky është kontingjenti i dytë i automjeteve që kanë ardhur ndihmë për policinë kufitare nga qeveria gjermane. Shfrytëzoj rastin që të falënderojmë Ambasadën gjermane dhe qeverinë gjermane për ndihmën që ka dhënë për Policinë Kufitare dhe policinë në përgjithësi.

Këto automjete model Dacia Duster do të përdoren kryesisht për luftën kundër trafikut të armëve, trafikut të ndryshëm, qoftë të armëve, të narkotikëve, të mallrave dhe, natyrisht ne luftën kundër migracionit të parregullt. Të gjitha këto mjete dedikohen kryesisht për Policinë Kufitare dhe do të jenë në përdorim në patrullim në vijën e gjelbër dhe në patrullimet kufitare anë e kënd Kosovës”, tha ai.

Kurse ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se ky donacion dëshmon bashkëpunimin e mirë që kanë dy institucionet përkatëse të sigurisë.

Ai theksoi se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në ngritjen e kapaciteteve të tjera.

Rohde tha se me këtë donacion do të rritet prezenca e policisë në pikat kufitare, e si rrjedhojë edhe kapacitetet e saj.

“Jam shumë i lumtur që për herën e dytë po bëjmë shpërndarjen e donacionit të dytë të 20 veturave të modelit Dacia, prej Policisë Federale gjermane. Ky donacion dëshmon bashkëpunimin që kemi ndërmjet institucioneve tona policore.

Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngrihen kapacitetet dhe prezenca policore në pikat kufitare. Do të shikojmë që në të ardhmen të ngrisim kapacitetet edhe më tutje”, tha ai.

Ky është kontingjenti i dytë i automjeteve që Gjermania i ka dhuruar Policisë së Kosovës.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy