Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit për 13,202, në 2,161,279, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, numri i raportuar i vdekjeve u rrit për 982, në 53,972, tregojnë statistikat.