Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjermania kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin perëndimor

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Gjermania ka hedhur poshtë idetë që do të sillnin deri te riqendisja e kufijve të Ballkanit perëndimor dhe beson se këto janë relike të së kaluarës.

Për këtë bëri të ditur sot në një intervistë për DW, sekterari shtetëror në Ministrinë gjermane për punë të jashtme, Maikael Rot, përcjellë Zhurnal.

Rot thotë se ndryshimet e kufijve nuk do të zgjidhnin asnjë problem në Ballkan, por vetëm se do të hapnin konflikte të reja.

“Diçka e tillë do të ishte skajshmërisht e rrezikshme dhe përsëri do ta hapte kutinë e pandorës me potencial për konflikt të ri. Nuk duhet të jeni i shenjtë për ta thënë këtë. E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit perëndimor qëndrojnë në paqen, bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe largimi përfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi”, tha ai.

Roth tha se vendet nga rajoni duhet të bëhen shtëpi e shoqërive multireligjioze dhe multietnike.

Diplomati gjerman i angazhuar për Europë, theksoi se Qeveria sllovene qartë është distancuar nga dokumenti i tillë për ndryshim të kufijve, sepse nuk mund të jetë në interes të askujt në Europë, veçanërisht duke patur parasysh tragjedinë e shkaktuar nga luftërat në ish Jugosllavi.

Rot në mënyrë eksplicite deklaroi se nuk ka forca në Unionin Evropian që do të angazhoheshte për qëndisje të kufijve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

Qendra e re klinike është zgjidhja më e mirë, sa më shpejtë të fillojë ndërtimi

Z H

Zaev-Cipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime

Z H

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Z H

Sot dhe nesër mbërrijnë 140 mijë vaksina anti-Kovid

B L

Karakaçanov kushtëzon Borisovin për koalicion: Vetëm nëse vazhdon bllokimi i Maqedonisë për në BE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...