Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger ka takuar sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën pas reciprocitetit për targat.

Berger në një postim në Twitter shkruan se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe palët t’i kthehen dialogut.

“Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Është e rëndësishme tani që të dy palët t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger.

Ndryshe, sot Sot në Bruksel nis faza takimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku pos Bashkimit Evropian aty do të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës merr vesh Telegrafi.

Burime nga Brukseli i kanë thënë Telegrafit se të mërkurën do të zhvillohet një takim mes dy kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia.

Ndërkaq, Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa nga pala serbe do jetë Petar Petkoviq.

Takimin si zakonisht do ta udhëheqë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Gjithashtu në Bruksel do të jetë edhe Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euro Azisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por ai nuk do të jetë pjesë e takimeve zyrtare merr vesh Telegrafi. 

Related posts

Labinot Tahiri duartroket vendimin për vendosjen e reciprocitetit të targave: Të lumtë Albin Kurti

D V

Lutfi Haziri: Ditëve të fundit kemi rënie të infektimeve me Kovid-19 në Gjilan

N E

Arrestimi i shtetasit malazez në Gazimestan, a u lëkunden raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More