Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania mbyll kufirin për dy rajone shkaku i varianteve të reja

Shteti gjerman do ta ndalojë hyrjen e njerëzve nga disa rajone të Republikës Çeke dhe Tirolit të Austrisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të varianteve të reja të koronavirusit, tha të enjten ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

“Shtetet e Bavarisë dhe Saksonisë sot i kërkuan qeverisë që t’i klasifikojë Tirolin dhe rajonet kufitare të Republikës Çeke si zona me mutacione të virusit dhe që të zbatojë kontrolle kufitare”, tha ministri Seehofer për të përditshmen gjermane, “Sueddeutsche”.

“Për këtë është arritur pajtueshmëri me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, shtoi ky ministër, duke thënë se masat e reja do të fillojnë të zbatohen të dielën, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.

Në fund të janarit, Gjermania i ndaloi shumicën e udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si zona të mutacionit ose vende të goditura më së shumti nga variantet e reja dhe më ngjitëse të virusit.

Nga rregullat e reja do të bëhet përjashtim vetëm për disa raste, përfshirë gjermanët që kthehen në atdhe dhe punëtorët e sektorëve të rëndësishëm, siç janë mjekët.

Duhet theksuar se Gjermania ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja pas dy muajve të masave të rrepta të izolimit, përfshirë mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve. Megjithatë, kohëve të fundit janë shtuar shqetësimet shkaku i numrit të lartë të rasteve në vendet e rajonit.

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...