Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania mirëpret bjellorusët e persekutuar

Gjermania do të mirëpresë 50 bjellorusë, që janë duke iu nënshtruar përndjekjes politike në vendin e tyre të lindjes.

“Ministritë e Brendshme dhe të Punëve të Jashtme kanë rënë dakord të lejojnë deri në 50 të përndjekur politikë dhe të afërmit e tyre të vijnë në Gjermani,” tha qeveria gjermane, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Regjimi në Bjellorusi ka kërkuar me forcë të shuajë protestat e mëdha, që kanë tronditur vendin që nga zgjedhjet presidenciale të diskutueshme, në gusht të vitit të kaluar.

Rezultatet e zgjedhjeve të shpallura bënin me dije se diktatori Alexander Lukashenko do të qëndronte edhe më tej në pushtet, që nga 1994.

Bëhet e njohur se në vitin 2020, 111 shtetas bjellorusë kërkuan azil në Suedi.

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...