Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania mund të lejojë tubimet deri në 10 persona, gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Gjashtëmbëdhjetë shtetet federale të Gjermanisë planifikojnë të lejojnë tubimet deri në 10 njerëz gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Me këtë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, do të ofrohej një relaksim i kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirusit për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku, tregoi një projekt propozim të martën.

Siç thuhet më tej, kryeministrat e shteteve do të diskutojnë planet e tyre me Kancelaren Angela Merkel të mërkurën.

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller, i tha televizionit ARD se ishte i bindur se masat, për të cilat është rënë dakord nga udhëheqësit të hënën vonë, do të miratohen.

Gjermania mbylli baret, restorantet dhe vendet e argëtimit më 2 nëntor për një muaj.

Shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura ndërsa tubimet private janë kufizuar në maksimum 10 persona nga dy familje.

Sipas planeve të reja, tubimet private do të kufizoheshin në një maksimum prej pesë personash deri në periudhën e Krishtlindjes.

Përveç kësaj, fishekzjarret do të ndaloheshin në vendet publike në prag të Vitit të Ri për të shmangur mbledhjen e një numri të madh të njerëzve.

Ndryshe, numri ditor i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Gjermani u rrit me 13,554 në periudhën e fundit 24-orëshe në 942,687, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI). Numri i përgjithshëm i vdekjeve i raportuar ishte 14,361.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...