Agjencia Zhurnal.mk

Gjermania në dilemë: të karantinohen e gjitha apo jo?

Autoritetet gjermane do të vendosin gjatë fundjavës nëse do të karantinojnë të gjithë vendin për të luftuar përhapjen e koronavirusit, ashtu si dhe vendet fqinje evropiane, tha kabineti i kancelares Angela Merkel.

“Ne do të vëzhgojmë sjelljen e popullatës gjatë fundjavës para se të miratohen masa të reja kufizuese,”  ha shefi i shtabit të kancelares Helge Brown për Der Spiegel.

Sipas tij, karantina, ashtu siç është në vendet fqinje do të ishte “jashtëzakonisht e vështirë” dhe qeveria dëshiron ta shmangë atë për momentin, por bën thirrje për të shmangur kontaktet jashtë familjes.

Brown tha se e shtuna është tradicionalisht një ditë relaksi për t’u kaluar me miqtë dhe familjen. “Do të jetë një ditë vendimtare që ne do të vëzhgojmë në mënyrë të veçantë,” tha ai.

Gjermania ka vendosur tashmë masa drastike mbylljen e shkollave, disa vendeve publike dhe gjithashtu eventeve masive. Por autoritetet gjermane nuk kanë marrë për momentin masa karantine për të gjithë popullsinë, siç është rasti në Francë, Spanjë dhe Itali.

Pothuajse 14,000 njerëz janë infektuar në Gjermani, duke pasuar deri më tani me 31 humbje njerëzore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...