Bota

Gjermania nuk do të lejojë festimet e Vitit të Ri

Gjermania nuk do të festojë ndërrimin e viteve. Kancelarja gjermane Angela Merkel u është drejtuar qytetarëve duke u thënë se festimet e Vitit të Ri nuk do të bëhen këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Do të jetë Krishtlindje nën kufizimet e koronës, por nuk do të jetë Krishtlindje e vetmuar”, është shprehur Merkel.

Kancelarja ka paralajmëruar se “drita në fund të tunelit është shumë larg”. Për katër javë, në Gjermani do të qëndrojnë të mbyllura baret, teatrot, palestrat dhe kinematë.

Sipas Merkel, ecuria e muajit Nëntor do të jetë kyç në përcaktimin e hapit të radhës që Gjermania do të hedhë, por ajo u shpreh se po shpresonte për një kthesë të situatës.

“Ne nuk mund të lejojmë përhapjen e shpejtë të virusit që të mbingarkojë sistemin tonë shëndetësor. Gjatë muajve të Dimrit do të limitojmë kontaktet private. Është në dorën e gjithësecilit që ta bëjë muajin Nëntor të jetë i suksesshëm”.

Gjermania, ashtu si Franca, Belgjika, Spanja dhe Greqia, ka vendosur masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve. /tvklan.al

Postime të ngjashme

Biden kundërshton raportin e paverifikuar mbi takimin me biznesmenin ukrainas

admin

Obama refuzon postin në administratën Biden: Po e pranova, më lë gruaja

S.B.

Tajlandë, kryeministri paralajmëron veprime të rrepta kundër protestuesve

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...