Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania paralajmëron Turqinë: Mos bëj provokime në Detin Mesdhe

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha të martën se Turqia duhet të përmbahet nga provokimet në Detin Mesdhe, duke shtuar se Gjermania do të solidarizohet me Greqinë dhe Qipron si partnerë të BE-së.

“Ankaraja duhet t’i japë fund lojës mes përmirësimit dhe provokimit, nëse qeveria është e interesuar në bisedime, siç ka pohuar vazhdimisht”, tha kryediplomati gjerman në Berlin para nisjes për Greqi dhe Qipro.

Ai kërkoi nga Turqia që të mbetet e hapur për bisedime dhe i bëri thirrje Ankarasë që të mos e vazhdojë eksplorimin e gazit në zonat detare që janë të kontestuara, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, një anije turke të hënën u nis për të bërë hulumtime sizmike në pjesën lindore të Mesdheut, duke e nxitur Greqinë të paraqesë kërkesë të re për sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë.

Postime të ngjashme

Mbi 300 persona të akuzuar për sulmin në Kongresin amerikan

T E

Raporti që vë në alarm Italinë: Rreziku nga Covid-19 është rritur, nevojiten masa të reja

T E

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...