Gjermania përgatit planin për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

nga Redaksia

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin lindor të NATO-s.

Kështu deklaroi gjenerali gjerman i Bundesëehr-it, Andrè Bodemann në një intervistë për Faz, duke shpjeguar se Gjermania po përgatitet të furnizojë “mijëra ushtarë amerikanë” dhe tanket e tyre.

Shumica e detajeve të planit mbeten sekret shtetëror, por oficeri i lartë zbuloi se “nëse, për shembull, një divizion amerikan do të zhvendosej në lindje, mijëra tanke, mijëra ushtarë do të duhej të furnizoheshin me karburant ose ndoshta të riparoheshin tanket”.

Deklaratat e gjeneralit Bodemann janë demonstrim i mëtejshëm i faktit se Gjermania po bëhet “gati për luftë” përballë një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusinë brenda pesë viteve të ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More