Agjencia Zhurnal.mk

Gjermania përkrah vendin tonë, Mas: Uroj të fillojnë bisedimet deri në fundvit

Shkup, 30 shtator – Gjermania vazhdon ta ketë prioritet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së.

Ministri i jashtëm gjerman, Hajko Mas, ia rikonfirmoi këtë edhe ministrit të jashtëm, Bujar Osmanit. Gjermania do të japë maksimumin që në dhjetor RMV të ec një hap përpara në drejtim të procesit eurointegrues. Por, përkujtoi se problemet me Bullgarinë duhet të zgjidhen vetëm mes dy palëve.

“Bisedimet që zhvillohen janë bisedime të hollësishme që kanë të bëjnë me gjuhën, emrin, pra janë çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale mes RMV-së dhe Bullgarisë. Ata mundohen të gjejnë zgjidhje dhe ne i përkrahim që kjo të ndodh sa më shpejt, që të mund të vazhdohet me procesin integrues me RMV-në, sepse RMV gjatë kohë e pret këtë.”,- tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Hajko Mass.

Mbajtja e parë e konferencës ndërqeveritare në dhjetor është mundësi e papërsëritshme për Maqedoninë e Veriut, tha ministri Osmani. Ky hap, sipas tij, do ta përforconte kursin politik evropian në vendin tonë.

“Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare ka domethënie të madhe simbolike për rrugën tonë evropiane, do të thotë konfirmimin për përcaktueshmërinë për reforma dhe drejtimin evropian të vendit. Krahas simbolikës politike, do të thotë fillim i operacionit më kompleks administrativo-teknik me të cilën jemi përballur ndonjëherë.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani beson se në nëntor do të kurorëzohet në mënyrë të suksesshme Procesi i Berlinit, me të cilin udhëhoqi Bullgaria, ndërsa Maqedonia e Veriut në cilësinë e bashkë-udhëheqësit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...