Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania premton 40 milionë euro ndihmë humanitare për civilët në Gaza

Gjermania ditën e sotme, më 18 maj premtoi 40 milionë euro ndihmë humanitare për civilët në Gaza, ku më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur nga sulmet e fundit ajrore izraelite.

“Sot, unë do të loboj për një ndihmë më të mirë humanitare në Gaza,” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas përpara një takimi me homologët e tij të Bashkimit Evropian për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza, duke shtuar se Gjermania do të siguronte 40 milion euro.

Në të njëjtën kohë, Maas dënoi sulmet me raketa ndaj Izraelit nga Gaza nga grupi militant islamik Hamas dhe theksoi se Izraeli kishte të drejtën e vetëmbrojtjes, raporton Reuters.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...