Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania pritet të mbetet në izolim deri në këtë datë

Gjermania po planifikon që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri më 14 mars, thuhet në draftin e marrëveshjes për bisedime mes kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësve rajonalë të 16 republikave gjermane.

Numri i rasteve të reja ditore të koronavirusit në Gjermani ka rënë ditëve të fundit, duke nxitur disa udhëheqës rajonalë që të kërkojnë afat kohor për lehtësimin e masave, por tashmë janë shtuar shqetësimet rreth ndikimit të varianteve më ngjitëse të virusit në numrin e rasteve.

“Kemi një gjendje shumë të brishtë. Ne mund të shohim në vende të tjera, si Portugalia, se sa shpejt mund të ndryshojë rrjedha”, tha Winfried Kretschmann, kryeministër i republikës jugore, Baden-Wuerttemberg.

Draft-dokumenti për bisedimet që do të fillojnë të mërkurën pasdite thotë se sallonet e floktarëve mund të rihapen nën kushte të rrepta nga 1 marsi. Drafti mund të ndryshohet, shkruan Reuters.

Kancelarja Merkel ka bërë të qartë se shkollat fillore dhe çerdhet e fëmijëve do të jenë prioritet në secilin rast të lehtësimit të masave kufizuese. Në draft-dokument thuhet se rajonet mund të vendosin veç e veç për mënyrën e rifillimit të mësimit në shkolla.

Ndryshe, Gjermania të mërkurën regjistroi 8.072 raste të reja të koronavirusit dhe 813 të vdekur për 24 orë. Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka regjistruar 62.969 viktima të Covid-19

Postime të ngjashme

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

Ghani fajëson Uashingtonin për pasigurinë në Afganistan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...