Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania raporton 33.777 raste të reja me COVID-19

COVID-19 brenda ditës së fundit po ashtu mori 813 jetë të tjera njerëzish, duke e çuar në 24.938 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 33.777 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e lartë një ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch (RKI), deri më tani rreth 1,43 milionë njerëz janë infektuar me virusin në mbarë Gjermaninë.

COVID-19 brenda ditës së fundit po ashtu mori 813 jetë të tjera njerëzish, duke e çuar në 24.938 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Rastet e sotme ditore në Gjermani janë shifra më e lartë ditore e regjistruar në Evropën Perëndimore.

Përderisa Gjermania regjistroi shifrat e saj më të larta deri më tani, nga e mërkura vendi hyri në një bllokim më të rreptë duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, shkollat dhe ofruesit e kujdesit ditor.

Po ashtu edhe restorantet dhe kafenetë punojnë vetëm me shërbime me porosi, të paktën deri në janar.

Grumbullimet shoqërore private janë të kufizuar në maksimum pesë persona nga dy familje.

Gjermania renditet vendi i pestë më i prekur nga COVID-19 në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Postime të ngjashme

Imunologu gjerman: Ata që kanë më shumë kontakt duhet të vaksinohen së pari

T E

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...