Gjermania, Rusia është fajtore për sulmet kibernetike ndaj politikanëve gjermanë

Gjermania ka njoftuar se ka “informacion të besueshëm” se shërbimi i jashtëm ushtarak i inteligjencës ruse qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj politikanëve gjermanë para zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit.

 

Zëdhënësja e zëvendës ministres gjermane Andrea Sase theksoi se sulmet kibernetike të Rusisë janë krejtësisht të papranueshme, sepse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare gjermane dhe shkaktojnë tension në marrëdhëniet dypalëshe.

“Qeveria federale gjermane i bën thirrje qeverisë ruse që t’i jep fund menjëherë këtyre aktiviteteve ilegale kibernetike,” tha Sase.

Sipas mediave gjermane, sulmet kibernetike të përmendura u kryen kundër shtatë këshilltarëve federalë dhe 31 deputetëve shtetërorë të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD).

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi në qershor se zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani mund të jenë objekt i sulmeve kibernetike ruse.

Related posts

Kandidatët përpasuesin e Merkelit: Një bllokim tjetër nuk duhet të ndodhë

Redaksia

A janë vaksinat kineze efektive ndaj variantit Delta

N E

Miliona vende të reja pune në Gjermani – energjia diellore po bëhet motor punësimi në të gjithë botën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com