Agjencia Zhurnal.mk

Gjermania shënon 229 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë, mbi 150 mijë të infektuar

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 229 persona të vdekur duke e çuar në 5 315 numrin total të vdekjeve në vend. Edhe numri i të infektuarve të rinj është rritur me 2352 më shumë se një ditë më parë duke shkuar gjithsej në 150.648 persona të infektuar.

Por Gjermani ka edhe një shifër të lartë të personave të shëruar nga koronavirusi, 103.300, 3800 vetëm në 24 orët e fundit.

Dy ditë më parë Anglela Merkel u bëri apel gjermanëve që të mos ndiehen të sigurt për asnjë sekondë nën pandeminë e koronavirusit.

Kancelarja gjermane bëri të qartë që po ndjek vazhdimisht nevojat por dhe dëshirat e qytetarëve. Gjermania është akoma në fillimin e pandemisë tha ajo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...