Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania shënon numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 që nga tetori

Si duket, masat e gjera dhe të vazhdueshme kundër përhapjes së koronavirusit në Gjermani kanë dhënë rezultate. Ky shtet të martën e regjistroi numrin më të ulët të rasteve ditore me Covid-19 që nga tetori i vitit të kaluar.

Instituti për sëmundje ngjitëse, “Robert Koch”, njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë regjistruar 4.252 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 2 milionë e 509 mijë.

Sipas faqes “Worldometers”, shifra ditore e rasteve të raportuara është më e ulëta që nga 11 tetori i vitit të kaluar, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve të reja, gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani u shënuan edhe 255 viktima.

Disa ditë më parë, qeveria gjermane mori vendin që shumë masa kufizuese të mbesin në fuqi deri më 28 mars, ndonëse ka filluar të lejohet hapja graduale e disa llojeve të dyqaneve.

Në nëntor dhe në dhjetor të vitit të kaluar, Gjermania mori masa të ashpra kufizuese, duke mbyllur shkollat dhe shumicën e dyqaneve.

Qeveria është e shqetësuar nga përhapja e varianteve të reja të virusit, sidomos e variantit britanik, që besohet se është shumë më ngjitës se varianti fillestar.

Postime të ngjashme

“Do të pendohen si asnjëherë më parë”- Vladimir Putin paralajmëron reagime kundër provokimeve të huaja

S.B.

Afganistan, 5 të plagosur në një sulm me bombë

S.B.

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë padinë kundër Japonisë

S.B.

Danimarka ia jep hua 55,000 vaksina AstraZeneca shtetit fqinj gjerman

S.B.

Drejtësia autorizon ratifikimin e planit evropian të rimëkëmbjes

S.B.

Turqia, Rumania dhe Polonia do të takohen për bisedime vjetore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...