Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Gjermania tërhoqi një togë nga misioni i NATO-s në Lituani, pas raporteve se trupat janë përfshirë në sjellje raciste dhe antisemitike, si dhe në disa sulme seksuale.

Akuzat u publikuan për herë të parë të hënën nga gazeta gjermane Der Spiegel.

Duke njoftuar për vendimin në Twitter, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se sjellja e pahijshme “do të ndëshkohet me ashpërsi”.

Katër ushtarë gjermanë u tërhoqën fillimisht, si pjesë e hetimeve.

Trupat ishin në Lituani në kuadër të një misioni të NATO-s, që stërvit ushtarët lokalë kundër agresionit potencial rus në disa vende të Evropës lindore.

“Sjellja e pahijshme e disa ushtarëve në Lituani është goditje në fytyrë për të gjithë ata që punojnë në Bundeswehr [ushtrinë gjermane], për t’i shërbyer sigurisë së vendit tonë”, tha Kramp-Karrenbauer.

Ajo shtoi se hetimet do të zhvillohen në Gjermani.

Një ditë më herët, Kramp-Karrenbauer tha se secili ushtar që ka ditur për incidentet, por nuk i ka raportuar, do të përballet gjithashtu me dënim.

Sipas gazetës Der Spiegel, akuzat lidhen me një aheng të mbajtur në një hotel në Lituani, në fund të prillit.

Disa ushtarë dyshohen për ngacmim, kërcënim me dhunë, filmimin e një incidenti të sulmit seksual kundër një ushtari tjetër, si dhe këndimin e këngëve antisemite.

Më vonë kanë dalë akuza edhe për abuzime seksuale dhe racore brenda togës.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...