Agjencia Zhurnal.mk

Gjermania trajnon personelin shëndetësorë për çdo katastrof, të përgatitur edhe për COVID-19

Mbi 43 mijë persona rezultojnë të infektuar me koronavirus në Gjermani, nga i cili në këtë shtet raportohet të kenë vdekur 239 persona. Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi ka thënë për “Zëri.info”, se në Gjermani janë marrë me kohë të gjitha masat e trajtimit të infektuarëve me këtë virus.

Ai është shprehur se në trajtimin e pacienteve po marrin pjesë të gjithë mjekët pavarësisht që kanë drejtime të ndryshme.

“Në Gjermani janë marrë me kohë të gjitha masat e parandalimit, trajtimit si dhe të minimizimit të të infektuarve duke e zbutur dhe ngadalësuar përhapjen e SARS-CoV-2. Pothuajse në të gjitha spitalet Gjermane (ne kemi në Gjermani për 82 milionë banorë, 1 mijjë e 942 spitale) trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus. Çdo mjekë duhet të jetë në gjendje të trajtoj sëmundje jashtë specializimit të tij. Ne këtu trajnojm rregullisht personelin medicional për çdo rast katastrofe”, ka deklaruar ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...