Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave kundër COVID-19

Qeveria gjermane ka blerë për Gjermaninë një ilaç të ri kundër coronavirusit të bazuar mbi antitrupat.

“Nga java e ardhshme do të përdoren antitrupat monoklonale në Gjermani si vendi i parë në BE. Në fillim në klinikat universitare. Federata ka blerë 200.000 doza për 400 milionë euro”, bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për gazetën gjermane Bild am Sonntag.

Që do të thotë, se për një dozë çmimi është 2,000 euro.

Më këtë ilaç antitrupash, sipas raportimeve është trajtuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump pas infektimit me COVID-19.

“Ato veprojnë si një vaksinim pasiv. Dhënia e antitrupave të tillë mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të pacientëve në fazën e hershme të sëmundjes duke penguar  ecurinë e rëndë të saj”, është shprehur Spahn.

Në fillim të tetorit Donald Trump është trajtuar me një koktej antitrupash REGN-COV2 të firmës amerikane Regeneron.

Substanca e REGN-COV2 është një kombinim special i dy antitrupave, që bllokojnë të ashtuquajturën proteinë Spike të coronavirusit duke deformuar kështu strukturën e saj. Në këtë mënyrë pengohet që coronavirusi ta atakojë qelizat e njeriut në trup dhe të shumohet. Kombinimi i dy antitrupave, sipas koncernit amerikan Regeneron, pengon, që virusi SARS-COV2 të pësojë mutacione.

Në bisedë me gazetën gjermane, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh edhe për më shumë kujdes në drejtim të fajësimeve në përballjen me pandeminë.

“Të flasësh për gabime apo humbje shansesh është e rëndësishme. Po pa e kaluar në luftë të pamëshirshme. Pa pasur si qëllim shkarkimin e fajit tek të tjerët”, tha Spahn. /Deutsche Welle/

Postime të ngjashme

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

D V

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek

D V

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...