Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca

Gjermania njoftoi të dielën, më 28 shkurt, se udhëtarët që vijnë nga rajoni francez Moselle, do të përballen me kufizime shtesë, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në këtë rajon. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 2 mars.

Agjencia për kontrollin e sëmundjes në Gjermani tha se ka shtuar Mosellen në listën e zonave, ku variantet e reja të koronavirusit po përhapen.

Në këtë listë janë edhe Republika Çeke, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar. Udhëtarët nga këto vende duhet të paraqesin test negativ për koronavirus para se të hyjnë në Gjermani. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kyçë.

Ashpërsimi i kufizimeve është kritikuar nga Komisioni Evropian, që e ka cilësuar si masë joproporcionale dhe ka thënë se nuk është në pajtim me një marrëveshje-kornizë të BE-së.

Në rajonin Moselle gjendet qyteti franzec Metz. Ai gjendet në kufi me Gjermaninë.

Ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune tha se Qeverisë franceze i vjen keq për këtë vendim të Gjermanisë.

Ai shtoi se Franca është në negociata që Gjermania të zbusë masat për 16.000 banorët e Moselle që punojnë në Gjermani. Në mënyrë specifike, ai tha se këta punëtorë francezë nuk duhet të përballen me teste ditore me metodën PCR, për të hyrë në Gjermani, duke thënë se do të ishte më e lehtë që këta persona të testoheshin në çdo dy apo tre ditë dhe jo përditë.

Postime të ngjashme

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...