Gjesti i ashpër me Gertën: Po tenton me më nxjerr keq, marre për këto vjet që i ke

nga D V

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në mes Gerta Gixharit dhe Gjestit në Big Brother.

Ata kanë diskutuar për spektaklin e së kaluar, ku këngëtari pejan dëgjoi një intervistë të ish-partneres Xheneta Fetahu, dhënë për Fan Club.

Gerta më pas u përplas për këto duke i thënë se ka luajtur vazhdimisht me ndjenjat e Egli Takos.

“Gerta Gixhari nuk mundesh” Vijon debati mes Gjestit dhe Gertës♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip

Banori nga Kosova shihet i nervozuar dhe i tha se po tenton që ta vë në pozitë të keqe, por nuk do t’ia dalë.

“Po mundoheni të më qitni keq, nuk mund të më qitni keq. Marre për këto vjet që i ke”, u shpreh ai.

Gerta më pas ia përmendi edhe disa gjëra të tjera, ku ka rënë në kontradiktë me veten.

Gjesti në bisedë e sipër i tha se ka qenë i sinqertë me Eglin që në fillim, kur hyri në atë format. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More