Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gjesti i ëmbël i Butrint Imerit, befason një vajzë me sëmundje të rëndë dhe vallëzon me të

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” është trajtuar një histori frymëzimi dhe force, historia e vajzës së vogël, Gloria, e cila prej një dekade lufton me sëmundjen e saj. Në studion e programit kishin ardhur tri persona tepër të afërt të saj: mësuesja, shoqja më e ngushte dhe psikologia, të cilat ndanë historinë e dhimbshme.

Vajza kishte vuajtur që prej vegjëlisë prej një sëmundjeje të rëndë, një tumori në kokë që e ka privuar të jetojë fëmijërinë, adoleshencën, tashmë edhe rininë ashtu si gjithë moshatarët e saj. Trajtimet mjekësore ndër vite kanë lënë pas edhe probleme të mëdha ekonomike, probleme të cilat për familjen e saj po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u menaxhuar.

Si pasojë e kimioterapisë intensive, Glorias i kanë rënë flokët dhe për shkak të pamundësisë për t’i blerë një paruke, nëna e saj po zgjat flokët që të mund t’ia mundësojë vajzës një paruke të re. Gjithashtu tumori në kokë ia ka vështirësuar shumë mundësinë për të ecur normalisht dhe prandaj Gloria e ka të domosdoshme që ta shoqërojë gjithmonë dikush.

Sipas shoqes së saj të ngushtë, Gloria kishte dy vite që nuk dilte nga shtëpia dhe për këtë arsye ajo, mësuesja dhe psikologia dëshironin ta befasonin atë. Ato dëshironin që ta lumturonin, por gjithashtu t’i jepnin forcë për të luftuar çdo ditë me kurajë në mënyrë që shumë shpejt t’i rikthehet jetës normale.

Në fund për Glorian ishte rezervuar edhe një befasi e bukur. Posaçërisht për të, këngëtari i preferuar i saj, Butrint Imeri, i cili nuk nguroi ta ftojë publikisht në koncertin e tij të parë që do të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë.

“Gloria unë jam tepër i prekur nga historia jote dhe dua të të them që për ty kam vetëm respekt. Dua që unë të marr këshilla nga ty, por sot kam ardhur të të them që dua të jem një vëlla i madh për ty e të kujdesem për ty!”, ishte mesazhi i Butrintit për Glorian, me të cilën edhe ka kërcyer.

Postime të ngjashme

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje

S.B.

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

S.B.

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

S.B.

Bebe Rexha i reagon tabloidit The Sun, i detyron ta ndërrojnë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

S.B.

Dua Lipa bëri thirrje për rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Brits

S.B.

Patrisi mungoi në festën e Tunës të organizuar për fëmijën e dytë në ardhje gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...