Gjeti një shpellë afër plazhit me famë botërore dhe krijoi ‘një hapësirë të mrekullueshme’ për të jetuar – por i pastrehu ka një problem me fqinjët milionerë

Një burrë që “fshihet” nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19 është vendosur në një nga plazhet më të famshëm në botë – por disa vendas nuk janë të kënaqur.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri Maori, i njohur vetëm si Awhi, filloi të jetojë në një shpellë të lashtë përgjatë rrugës ku jetojnë pronarët e pasur të shtëpive në Mount Drury Reserve në qytetin e plazhit të Zelandës së Re Mount Maunganui në fillim të vitit 2020.

Streha e Awhi, e cila është afër shtëpive me vlerë shumë milionëshe, është e dukshme nga shtëpitë ekskluzive, të përhapura përgjatë Pacific Avenue.

Awhi tha për stuff.co.nz se ndërsa shtëpia e tij në shpellë duket “e zymtë”, ishte thjesht “diku për të qëndruar ngrohtë”.

Ai tha: ‘Ka shumë njerëz të tjerë në botë sot që janë më keq se unë. Kush jam unë që të ankohem?’.

Mount Maunganui që gjendet vetëm 200 metra larg është vlerësuar si plazhi më i mirë i Zelandës së Re dhe madje është renditur në mesin e 25 plazheve më të mirë në botë.

“Ata të gjithë janë milionerë këtu. Ata do të donin të më largonin nga këtu”, ka thënë më tej Awhi.

Madje, ai tha se vendasit mbajtën një takim për ta transferuar atë.

Por Stuart Goodman nga Këshilli i Qytetit Tauranga tha që Awhi nuk mund të lëvizte ‘pasi ai është i pastrehë’.

Goodman tha se ai ishte ‘ngurrues’ ta transferonte burrin në një strehë burrash ‘për arsye personale’ dhe ishte i gatshëm të transferohej në një shtëpi të përshtatshme, por asnjëra nuk ishte në dispozicion.

Ndërkohë Awhi, 64 vjeç, është ende atje.

Ai ka një dyshek, gardërobë, qilar dhe kuzhinë brenda një shpelle.

Awhi u zhvendos në shpellë kur u “largua” nga të jetuarit në një park lokal që autoritetet donin të “pastronin” në fillim të pandemisë.

Ai thotë se ‘nuk ka strehim’ dhe shkëmbi ishte i vetmi vend ku mund të gjente ‘strehë’.

Laura Wood, nga organizata bamirëse e të pastrehëve Under the Stars tha se Awhi e kishte “personalizuar” dhe ka “një hapësirë të mrekullueshme” për të jetuar.

Related posts

Këto gra përqafuan kaçurrelat e tyre natyrore dhe rilindën – duken për mrekulli

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

Aeroplani bën ulje emergjente pasi pasagjeri refuzoi të dilte nga tualeti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com