Gjigantët evropianë të interesuar në transferimin e Chiesas

Anësori sulmues i Juventusit, Federico Chiesa bëri përshtypje gjatë Euro 2020 dhe gjigantët evropianë kanë filluar të kërkojnë transferimin e italianit – duke përfshirë klube si Liverpooli dhe Bayern Munich.

 

Sipas mediumit Calciomercato.com, Chiesa është në listën e lojtarëve më të kërkuar në Juventus, me gjysmën e klubeve të Ligës Premier të interesuar për lojtarin pas Kampionatit Evropian.

Chiesa shkroi histori me Azzurrët në Euro 2020 dhe tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me Bianconerët në Serie A.Lexo po ashtu:

Gazeta raporton se Juventusi nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe nuk po dëgjon asnjë ofertë, por kjo nuk i ka ndaluar gjigantët evropianë të trokasin në derën e klubit nga Torino.

Liverpooli dhe Bayern Munich janë ndër klubet që kanë treguar interesin e tyre për lojtarin, pasi Julian Nagelsmann madje foli për anësorin sulmues.

Zyrtarisht, kontrata e Chiesas skadon në qershor të vitit 2022, pasi ai arriti në një huazim dy-vjeçar me një detyrim blerje nga Fiorentina.

Juventusi nuk mund ta shesë lojtarin derisa të nënshkruajë me të në një marrëveshje të përhershme dhe Bianconerët duhet ta paguajnë një shumë totale prej 60 milionë eurosh për tre vjet te klubi Viola.

Juventusi përfundoi i katërti në sezonin e parë të Chiesas në Allianz Stadium, ku 23-vjeçari kontribuoi me tetë gola dhe tetë asistime në 30 ndeshje të Serie A, duke shtuar edhe dy gola në katër paraqitje në Coppa Italia dhe katër gola në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve. 

Related posts

Këta janë kundërshtarët e Prishtinës dhe Dritës në raundin e dytë në Conference League

D V

Sedloski: Publiku është motiv shtesë për futbollistët

D V

Probleme të shumta, para, gjatë dhe pas ndeshjes finale Itali – Angli, UEFA hap hetim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com