Gjiganti i Ligës Premier ka gati ofertën e lartë për Nico Paz

nga D. V.

Klubi anglez, Chelsea thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë relativisht të lartë për yllin argjentinas të Comos, Nico Paz.

Sipas mediumit Fichajes, Chelsea thuhet se po përgatit një ofertë prej 30 milionë euro për mesfushorin Nico Paz.

20-vjeçari u largua nga Real Madrid për t’u bashkuar me Como në Serie A verën e kaluar dhe ka bërë përshtypje këtë sezon.

Real Madridi përfshiu një klauzolë kthimi në marrëveshje kur e shiti atë. Klauzola i lejon Real Madridit ta rikthejë atë për nën 8 milionë euro.

Tottenham Hotspur po monitoron gjithashtu situatën, por Chelsea shfaqet më i vendosur, pasi është gati të veprojë shpejt për të shmangur humbjen.

Paz gjithashtu pëlqehet edhe në Serie A, ku liderët e Interit thuhet se janë më të interesuarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More