Gjiganti kinez Alibaba padit Pentagonin për përfshirjen në listën e zezë

Nga D. V.
1,984 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group ka ngritur padi ndaj Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në një përpjekje për t’u hequr nga një listë e zezë që e identifikon kompaninë si mbështetëse të ushtrisë kineze, raportoi Bloomberg të martën, transmeton Anadolu.

Alibaba ka argumentuar në padinë e dorëzuar të martën se Pentagoni e ka shtuar kompaninë në listën e firmave të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare Popullore pa ofruar prova ose shpjegime të mjaftueshme.

Sipas dokumentit të dorëzuar në një gjykatë federale në San Jose të Kalifornisë, kompania pretendon se ky përcaktim shkel procesin e rregullt kushtetues dhe të drejtën e saj për lirinë e shprehjes.

Në fillim të këtij muaji, Pentagoni përditësoi të ashtuquajturën listë 1260H, duke shtuar disa kompani kineze të teknologjisë, përfshirë Alibaba Group, Baidu dhe prodhuesin e automjeteve BYD, në një listë subjektesh që sipas tij kanë ndihmuar ushtrinë kineze.

Në një lëvizje të ndërsjellë, Pekini të hënën vendosi kufizime ndaj dhjetë subjekteve amerikane, përfshirë Aveox Inc.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër