Agjencia Zhurnal.mk

Gjiknuri: Ne nuk blejmë vota, përgjimet shashka të PD

Tiranë, 19 qershor – Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri deklaroi se PS nuk blen e nuk shet vota.

Gjatë një takimi në Rajonin nr. 1 në Vlorë, Gjiknuri I konsideroi përgjimet e BIDL si një shashkë të opozitës që ka si synim goditjen e figurave të PS.

“Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz, ata nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep, pa qenë këtu. Pra praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë, dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste, sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje ata kujtojnë se duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike, do të arrijnë të nxjerrin diçka në dritë.”

Ndërsa nga ana tjetër kryebashkiaku I Vlorës, Dritan Leli kërkoi votëbesimin e qytetarve për një tjetër mandate me argumentin e vijimit të projekteve të investimeve në këtë qytet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...