Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Gjirokastër/ Qëlloi me armë 35-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori

Zhurnal Ads

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Bilbil Lluka ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Përballimi i pandemisë/ Basha: Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të rinj në muaj

admin

Kryemadhi: Të gjitha prodhimet shqiptare bujqësore dhe blegtorale pa TVSH dhe taksë për të stimuluar prodhimin

S.B.

“Nuk ka marrëveshje për detin, vetëm zhurmë e nisur nga një deklaratë”

admin

Rama: Paga e bluzave të bardha do të rritet 40%, për mësuesit 15%

admin

Rama nxjerr shifrat e vendeve të reja të punës: Këtu janë vetëm individët e regjistruar

admin

Dasmat në Shkodër/ Gjoba të majme për tre lokale

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...