bartur me vete dokumente identifikimi të kryqit të kuq italian, ka bërë të ditur gjykatësi francez në luftën kundër terrorizmit Jean Francois-Rishaire.
Rishaire ka thënë se i dyshuari kishte mbërritur në Itali përmes ishullit Lampeduze gjatë 9 shtatorit, dhe më pas kishte vazhduar rrugëtimin për në Paris më 9 tetor, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se me të mbërritur në Francë, i dyshuari kishte parë me vete dokumente identifikuese të kryqit të kuq italian dhe se kishte arritur t’i ndërroj rrobat në stacionin e trenit, para se të futej në katedrale me idenë që të kryej sulmin.
Rishaire ka bërë të ditur se sulmuesi ka lindur në Tunizi më 1999, dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë në stacionin e trenit në Nice, ku më pas kishte ecur rreth 400 metra deri te katedralja Notre Dame.

Më herët, policia franceze kishte njoftuar se i dyshuari është 21-vjeçari Brahim Aoussaoui. Ai vjen nga fshati Sidi Omar Buhazla jo larg Kairuanit.
Kujtojmë që policia franceze kishte qëlluar sulmuesin që me thikë mbyti tre persona – madje njërit prej tyre ia kishte prerë kokën.