Gjithnjë e më tepër po rritet numri i regjistruesve, regjistrimi do të mbahet

Shkup, 23 gusht – Ashtu siç po afrohet 5 shtatori, dita e fillimit të regjistrimit, gjithnjë e më shumë po rritet numri i regjistruesve, veçanërisht në ato rajone ku nuk kishte, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

 

“E shfrytëzoj rastin edhe njëherë të apeloj deri te qytetarët të paraqiten – është thjeshtë vetëm duhet të paraqiten në ueb faqen e Entit për Statistikë. Është e rëndësishme sepse ky është një operacion që zbatohet në vendin tonë pas 20 viteve”, tha Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri dhe theksoi se të ardhurat e regjistruesve, gjegjësisht anketuesit që do ta zbatojnë këtë operacion statistikor, do të jenë ndërmjet 25 dhe 40 mijë denarë.

Ai përkujtoi se regjistrimi duhej të realizohet në prill të këtij viti, por në kërkesë të opozitës ishte anuluar për në shtator.

Për fillimin e procesit të dhënies së letërnjoftimeve pas ngecjes dymuajshe, Zaev tha se është rezultat i kreativitetit të shërbimeve ligjore para se gjithash në MPB të cilët së bashku me legjislacionin, siç tha, konfirmuan se Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Kushtetuta janë bazë e mjaftueshme për të filluar dhënia e dokumenteve personale të reja.

Në pyetjen nëse tashmë arritën aparatet finger print dhe nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale, kryeministri u tha mediumeve të drejtohen te kryetari i KSHZ-së për t’i marrë të dhënat.

“E di që është zgjedhur firma, e di se kanë përfunduar procedurat, por nuk i di detajet për gatishmërinë e kompletuar që të zbatohen zgjedhjet më 17 dhe 31 tetor”, theksoi Zaev

Related posts

Veterani i UÇK-së nga Kumanova: Fëmijëve s’po mundemi t’ja sigurojmë kafshatën e bukës

Redaksia

Boçvarski: Korridore të gjelbërta në vendkalimet kufitare për transport më të shpejtë të mallrave

Z H

Analizë: Maqedonia e Veriut me shifra të frikshme sa i përket numrit të vdekjeve nga Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More