Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Gjithsej 1.000 amvisëri të reja do të përfshihen në ngrohjen e qytetit të Shkupit

Shkup, 25 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski kryen inspektimin e disa projekteve që realizohen në këtë komunë mes të cilave edhe ndërlidhjen e 1.000 amvisërive nga Hipodrom 1 dhe Hipodrom 2, në rrjetin e qytetit për ujë të ngrohtë, investim e vlerë prej 600.000 euro.

“Një nga përcaktimet strategjike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është mbështetja e njësive për vetëqeverisje lokale për pavarësinë e tyre të tërësishme financiare. Me decentralizim maksimal të pushtetit krijojmë kushte për ta siguruar atë që e presin qytetarët nga komunat e tyre: Jetë dinjitoze me të gjitha përfitimet drejtpërdrejtë në bashkësinë e tyre lokale. Këto pritshmëri të qytetarëve në vendbanimin Hipodrom në Komunën e Gazi Babës janë të realizuara në masë të madhe”, tha Zaev.
Në mandatin e kaluar të Qeverisë, barakat e vjetra të Shkollës Fillore “Vera Jociq” u zëvendësuan me objekt të ri modern për 600 nxënës, me 12 klasa, gjashtë kabinete, hapësirë për mësuesit dhe me bibliotekë. Bashkë me Komunën kemi ndërtuar një objekt që plotëson të gjitha kushtet dhe standardet për realizimin e procesit arsimor në një mënyrë cilësore. Një vit më vonë, në kushte të pandemisë me COVID-19 e përfunduam edhe ndërtimin e sallës sportive të shkollës.

“Këtë vit realizojmë edhe një projekt të përbashkët me interes të posaçëm të banorëve të Gazi Babës, gjegjësisht vendbanimit Hipodrom. Bashkë me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht me filialin e tyre “Energetika”, rreth 1.000 familje dhe objekte biznesi do të lidhen me rrjetin e ngrohjes së ujit të ngrohtë në Hipodrom dhe në disa vendbanime të tjera. Bëhet fjalë për investim në vlerë prej rreth 600 mijë euro i cili do të realizohet në dy-tre vitet e ardhshme. Me këtë zgjerim të rrjetit të ujit të nxehtë në Gazi Babë, priten përfitime të mëdha për qytetarët, siç janë ulja e konsumit të energjisë elektrike për amvisëritë e kyçura në sistem, ngrohja e qëndrueshme dhe moderne e shtëpive, si dhe zvogëlimi i shkaktuesve të ndotjes së ajrit, tha Zaev.

Do të krijohen parakushte edhe për zgjerimin shtesë së rrjetit sekondar për ngrohje të ujit, si dhe mundësi për kyçje të reja dhe përfshirje më të madhe të amvisërive në të ardhmen. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

CMG-ja: Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE nxit tregtinë shumëpalëshe

R Zh

Besimi: Fund të marsit drafti fillestar i Tarifës doganore

R Zh

“Central benking”: Banka Popullore kujdeset për angazhimin e kuadrove cilësorë

Z H

Azeski: Kuvendi të mos i bllokojë ligjet ekonomike

Z H

Gati 8000 vende të lira pune ka pasur në kuartalin e fundit të vitit 2020, më së shumti në industrinë përpunuese

Z H

Ivent industria kërkon ndihmë financiare të pakthyeshme, papunësia bie me mbi 60 për qind

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...