Gjithsej 185 raste të reja me Kovid-19, 523 pacientë u shëruan dhe 12 vdiqën në 24 orëshin e fundit

Shkup, 4 tetor – Gjithsej 185 raste të reja me Kovid-19 nga 1876 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit, informon Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik. Janë shëruar 523 pacientë, ndërsa 12 vdiqën  dhe plotësisht tre të tjerë në periudhën  nga data 29 shtator deri më 3 tetor të vitit 2021.Nga të sapodiagnostifikuarit  pozitivë me Kovid-19 janë 99 persona nga Shkupi, në Veles dhe Koçan nga 14, Kavadar-12, Shtip-11, Sveti Nikollë – tetë, Kumanovë – gjashtë raste të reja, Ohër – pesë, Strumicë – katër, Prilep, Vinicë dhe Probishtip kanë nga dy  raste të reja, ndërsa në Gostivar, Gjevgjeli, Radovish, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Bogdanc nga një rast i ri.Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 12 persona: pesë nga Shkupi (53, 75, 79, 79 dhe 79 vjeç), nga një person i vdekur në Kumanovë (73 vjet), Koçan (90 vjet), Veles (83), Prilep (70), Sveti Nikollë (63 vjet), Ohër (78 vjet) dhe Kriva Pallankë (79 vjet). Të gjithë  kanë vdekur në kushte spitalore.Në pajtim me Regjistrin e personave të vdekur me diagnozë KOVID-19, nga TerminiIm, janë paraqitur edhe tre persona të vdekur, me datë të vdekjes nga 29 shtatori deri më 3 tetor të vitit 2021. Personat e vdekur janë nga Shkupi, Strumica dhe Gjevgjelia, të moshës prej 69 deri në 86 vjet. Nga personat e paraqitur njëri ka vdekur në kushte spitalore ndërsa dy të tjerë në kushte shtëpiake.Janë regjistruar 521 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 153, Ohri – 98, Struga – 73, Kumanova – 28, Koçani – 19, Velesi  dhe Shtipi – nga 18, Tetova – 17, Kërçova – 14, Kavadari – 13, Manastiri-12, Strumica – 10, Sveti Nikollë – shtatë, Prilep, Gostivar dhe Kriva Pallankë nga pesë pacientë të shëruar, Probishtip, Berovë dhe Vallandovë nga katër, Vinicë, Gjevgjeli, Radovish dhe Kratovë nga tre pacientë të shëruar dhe Negotinë, Resnjë, Dibër dhe Dellçevë nga një.

 

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, distribuimi sipas qyteteve është si në vijim:Shkup 83 902, aktivë 5496
Kumanovë 11 506, aktivë 995
Tetovë 10 828, aktivë 892
Prilep 9085, aktivë 309
Gostivar 7959, aktivë 450
Manastir 7113, aktivë 254
Veles 6280, aktivë 347
Ohër 5983, aktivë 486Kavadar 5960, aktivë 230Shtip 5749, aktivë 225Strumicë 5745, aktivë 267Kërçovë 3984, aktivë 395
Strugë 3795, aktivë 312
Koçan 3292, aktivë 159Gjevgjeli 2423, aktivë 86
Negotinë 2319, aktivë 36
Sveti Nikole 1911, aktivë 111
Resnjë 1537, aktivë 80
Radovish 1526, aktivë 88
Dibër 1449, aktivë 106
Kriva Pallankë 1441, aktivë 89
Berovë 1209, aktivë 17
Dellçevë 1124, aktivë 68Vinicë 1037, aktivë 50
Probishtip 918, aktivë 32
Vallandovë 819, aktivë 20
Kratovë 578, aktivë 59
Bogdanci 552, aktivë 18
Krushevë 529, aktivë 22
Makedonski Brod 472, aktivë 29
Demir Hisar 445, aktivë 30
Demir Kapi 411, aktivë 5
Pehçevë 313, aktivë 3
Makedonska Kamenicë 301, aktivë 21
Dojran 140, aktivë 1Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 192 654 nga 1.301.702 testime. Janë shëruar gjithsej 174 148 pacientë, kanë vdekur 6719, ndërsa raste aktive janë 11.787.

Related posts

Këshilli i Ambasadorëve: Institucionet kompetente të japin informacion për shkaqet e zjarrit në Tetovë

N E

Pendarovski dhe Fon der Lajen biseduan për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut

D V

Në muajin maj Maqedoninë më shumë e vizituan turistët nga Serbia dhe Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More