Gjithsej 90 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

 

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 90 masa prej të cilave 14 janë për tejkalim shpejtësie, tetë për tejkalim jo të rregullt, 10 për vozitje pa leje, katër për kalim në të kuqe”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 36 masa për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Lëvizje të dyshimta dhe… zbulohet shqiptari që trafikonte kokainë në Itali

D V

Kultivonin kanabis në Nikël të Krujës, ndalohet babai me dy djemtë e tij, ishin shpallur në kërkim prej muajsh

D V

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More