GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë

nga D V

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer për rihetim çështjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie.

GJKKO me vendimin e sotëm i la afat SPAK dy muaj për rihetimin e të gjitha akteve. Vetë deputeti e konsideroi vendimin e GJKKO, një triumf të drejtësisë, dhe fundin e epokës së qeverisjes “Rama”.

“Vendimi i gjykatës së sotme për të rikthyer çështjen edhe njëherë për hetime se nuk është bërë hetimi i plotë, tregon se triumfon drejtësia. Unë kam pasur një periudhë të vështirë. Sot ka triumfuar drejtësia edhe është fundi i Edi Ramës”, tha Dogjani.

“Ky është triumf i drejtësisë. Gjykata ka shpallur pavlefshmëri të akteve të hetimeve paraprake dhe ka kthyer për një periudhë 2 mujore për hetimin e çështjes. Caktoi kryerjen e të gjitha detyrave të kërkuara nga ne. Kjo vepër penale e supozuar, ku është bërë nga një mashtrues të kallëzuar nga unë për vjedhjen e pronës publike, gjykata epa dhe e kuptoi se është hakmarrja”, shtoi Dogjani.

Dogjani u shpreh se me vendimin e dhënë nga GJKKO, ringjallet shpresa e qytetarëve shqiptarë te sistemi i drejtësisë.

“Kjo është një shpresë për qytetarët që të kallëzojnë e denoncojnë çdo vepër penale, çdo korrupsion”, deklaroi Dogjani.

Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim Dogjanin, pasi e akuzonte për deklarim të rremë të pasurisë.

SPAK pretendonte se Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 m2, në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More