Gjoba në komunikacion për 175 këmbësorë në territorin e gjithë shtetit, 155 për kalim të rrugës jashtë vendit për këmbësorë

nga D V

Shkup, 4 prill – Gjatë ditës së djeshme në harkun kohor nga ora 10:00 deri më 16:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim aksional të përforcuar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët, janë sanksionuar 175 këmbësorë.

Prej tyre, 155 gjoba ishin për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit të paraparë për kalimin e rrugës… Gjatë kontrollit janë shqiptuar edhe 135 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

“Këmbësorët ta kalojnë rrugën ne vende të shënuara për kalimin e rrugës të këmbësorëve për shkak se mosrespektimi i rregullave në trafik do të sanksionohet”, bëjnë të ditur nga MPB dhe paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More