Kryeministri Edi Rama përdori një krahasim të pavend për vendimin e vendosjes së detyrueshme të maskës, konkretisht për gjobën prej 3 mijë lekësh të reja.
Në takimin me Task-Forcën Anti Covid, Rama vendosi në peshore gjobën e menduar për qytetarët shqiptarë, me atë të Nju Jork-ut dhe vendeve europiane.
“Gjoba në Nju York shkon 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave të vendosura; mos vendosjen e maskës. Në vendet e Europës shkon mesatarisht 1 mijë euro.
Gjoba është një mjet disiplinimi represiv, sepse kjo është luftë, duam apo s’duam ne. Nuk e kemi zgjedhur ne, na ka zgjedhur”, – tha Rama teksa anashkaloi ekonomitë përkatëse dhe ndasitë e thella në këtë sektor.